19.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pse Edi Rama e mund gjithmonë Fevzon tonë

    Nga Edi Oga

    Gjithnjë e më tepër shqetësim, ndjek çdo “përballje” të kryeministrit tonë me Fevziun tonë, në “Opinion”.

    Nuk dyshoj aspak në dy dëshirat dhe qëllimet e Fevziut në lidhje me këtë duel, triumfin në debat dhe audiencën e lartë.

    Të dytën Fevziu e arrin gjithnjë, të parën asnjëherë. Edi Rama gjithnjë e mund Fevziun në debat.

    Siç mund këdo tjetër. Sepse Edi Rama është ai që është dhe moderatorët tanë janë ata që janë.

    Le të ushqejmë logjikën e thjeshtë.

    A do të shkonte Edi Rama në një studio ku moderatorido ta mundte? Ku pas “përplasjes” do të humbte pikëbesimi dhe pëlqyeshmërie në publik? Jo.

    Ata tashmë e njohin mirë njëri-tjetrin dhe e dinë që pa filluar, rezultatin final të përplasjes së tyre “titanike”!

    Sado “underdog” në këtë duel, Fevziu është maksimumi i forcës gazetareske që një moderator shqiptar mund të ushtrojë mbi Ramën, le të themi ështësi një “rrip i kaftë” në karate, por fituesi është gjithnjë ai, “rripi i zi”, kryeministri.

    Vështirë se ka njeri në glob që të zotërojë teknikat e komunikimit dhe të politikës së “post-truth”-it si i parii vendit tonë!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit