Shumë prej jush ndoshta e dinë që Gjesti është një Dem në horoskop dhe normalisht, mund ta lidhni me këtë shenjë, por ka ca gjëra që nuk e bëjnë finalistin një Dem tipik. Gjesti është ambicioz, energjik, shakator (ndonjëherë dhe e tepron) dhe ka ca veçori të kësaj shenje horoskopi, por sot do t’ju tregojmë arsyet pse Gjesti del jashtë parashikimeve si Dem.
Demët janë tejet këmbëngulës
Demi është një shenjë këmbëngulëse dhe shpeshherë, i del e vetja! Ai bën gjithçka që të ketë të drejtë, por te Gjesti, shpeshherë e kemi parë që ka ca lëkundje dhe kërkon falje thjesht për të mbyllur debatin. Demi nuk e bën thuajse kurrë diçka të tillë dhe s’e harron kurrë një debat.
Demi është i qetë
Shenja e Demit është përgjithësisht e qetë dhe e merr jetën me terezi, por Gjesti është një kapsollë që nuk të lë as të marrësh frymë. Demi rri chill, nuk të shqetëson dhe nuk do ta shqetësosh, por Gjesti është si qen që ha çokollatë dhe s’di ç’bën.
Demi është shenjë e qëndrueshme
Gjesti, jo dhe aq! Kemi kaq shumë shembuj në raportin e tij me Eglin, sa nuk dimë ç’të themi më shumë…
Demët flirtojnë veç kur e kanë qejf dikë
Demi s’ka kohë dhe nerva për të harxhuar, ndaj flirton me dikë veç kur ka qejf! Në rastin e Gjestit, shpeshherë e ka shprehur se ai ka bërë kompromis me këtë pjesë me Eglin.
Demët bëjnë shaka, por me masë
Demi është mjeshtër i shakasë dhe e di shumë mirë kur tallet, kur e tepron dhe kur duhet të tërhiqet. Gjesti, jo dhe aq! Ka goxha raste kur Gjesti e tepron, nuk di të ndalet dhe jo gjithnjë e kupton se kur i kalon limitet e tjetrit.