26.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pse kafeja është një zgjedhje e mirë kundër rrudhave të fytyrës

    Njerëzit e fiksuar pas kujdesit për lëkurën mund të shtojnë një hap të ri në rutinën e bukurisë: të pinë një filxhan kafe të mirë! Janë të shumta studimet që kanë shqyrtuar lidhjen mes ushqimeve dhe shëndetit të lëkurës, duke theksuar se nuk janë vetëm kremrat dhe serumet që kontribuojnë në bukurinë e saj, por edhe ushqimet që konsumojmë.

    Nëse deri tani fokusi i ekspertëve ishte kryesisht te ushqimet, ky studim përqendrohet te pijet, kafeja, alkooli, pijet me sheqer dhe mënyra se si ato ndikojnë në plakjen e lëkurës së fytyrës. Efektet e dobishme të kafesë konfirmohen nga hulumtimi i publikuar në “Journal of Cosmetic Dermatology”, që thekson se kjo pije mund të jetë një aleat i fuqishëm për ngadalësimin e plakjes së lëkurës.

    Konsumimi i saj, edhe pse në mënyrë të moderuar, ul rrezikun e plakjes së lëkurës. Fuqia e kafesë kundër plakjes aktivizohet pikërisht nga ekstrakti i kokrrave të kafesë që përmirëson lagështinë e lëkurës, shkëlqimin, elasticitetin, pigmentimin dhe nivelin e kolagjenit, elementë që janë thelbësorë për lëkurën.

    Kafeja, një burim i çmuar i anti-oksidantëve natyrorë

    Detaji që e bën kafenë një eliksir të vërtetë bukurie janë vetitë anti-oksiduese dhe anti-inflamatore që theksohen më pas me procesin e pjekjes së kafesë. Merita shkon mbi të gjitha për polifenolet, anti-oksidantët natyralë të cilët gjenden me shumicë te kafeja.

    Këto molekula kanë fuqinë për të vonuar plakjen qelizore duke luftuar radikalet e lira, ndër shkaqet kryesore të stresit kronik, i cili ndikon fuqishëm në plakjen e lëkurës.

    Pirja e kafesë, me pak fjalë, është një ritual i përditshëm, i cili përveçse ju jep energji mund të ndihmojë në mbajtjen e lëkurës së fytyrës tuaj të re dhe të shëndetshme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit