23.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pse shkalloi Ilir Meta? Duket se SPAK ka kërkuar arrestimin e tij

    Ka shumë teori pse shkalloi Ilir Meta këto ditë.

    Një prej tyre është se SPAK ka kërkuar arrestimin e tij, ndaj dhe ai shpërtheu ndaj Altin Dumanit.

    Këtë teori e mbështet dhe gazetari dhe avokati Leonard Karaj.

    Sipas tij, ditët e fundit SPAK ka shkuar dy herë në Gjykatën e Posaçme për të kërkuar një masë shtrëngues ndaj Ilir Metës, gjë që ka bërë që ai të ketë një sjellje të tillë në publik ndaj SPAK dhe Dumanit.

    Por Karaj thotë se gjykata e ka refuzuar prokurorinë.

    “Fakti që Meta është i irrituar, di të them që SPAK ka shkuar dy herë në GJKKO për të kërkuar masë shtrënguese ndaj Metës.

    Dhe i është kthyer mbrapsht nga Gjykata.

    Ky fakt ka rënduar situatën e zotit Meta dhe që është bërë agresiv këto ditë.

    Është informacion, nuk e di se është zyrtare”, tha ai për Report TV.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit