15.5 C
Tirana
E enjte, 2 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pse shtete të ndryshme po vendosin ligjin për të mos iu përgjigjur shefave pas orarit të punës

    Quhet “e drejta për t’u shkëputur” dhe tashmë ka disa shtete që kanë të miratuar një ligj që të lejon të mos u përgjigjesh telefonatave, mesazheve dhe emaileve pas orarit zyrtar të punës, të parashtruar në kontratë.

    E nisur si nismë pas pandemisë, kur puna nga shtëpia i dëmtoi të gjitha limitet e vendosura për oraret e punës, duke i tejzgjatur ato, Franca, Kroacia, Protugalia dhe Italia janë disa nga shtetet e para që po ndërmarrin hapa për ta realizuar këtë ligj.

    Në Kaliforni po punohet gjithashtu për një ligj si ky. Në Belgjikë, ligji është aktiv dhe mbron 65 mijë punonjës aktualisht. Ndërsa në disa shtete të tjera, ky rregull është vendosur nga vetë kompanitë.

    Por pse është i rëndësishëm ky ligj?

    Studimet kanë vërtetuar se rutina e punë dhe presioni i ushtruar për të punuar më shumë, pa u paguar ka ndikim të drejtëpërdrejtë në shëndetin mendor të punonjësve.

    Në Australi, kryeministri bëri thirrje për vendosjen e ligjit, duke deklaruar se “ata që nuk paguhen për të punuar 24 orë në ditë, nuk duhet të jenë online dhe në dispozicion 24 orë në ditë”.

    Në përpjekje për të tejklauar disa kufij shoqëror si ky, ligji në fjalë synon të ndihmojë punonjësit të jenë më të lumtur, duke u dhënë mundësinë ligjore të hedhin në gjyq ose të ngrenë një padi nëse punëmarrësi i shqetëson, u jep detyra, apo i telefonon jashtë orarit zyrtar të firmosur dhe kërkuar në kontratën e tyre.

    Ky ligj synon të sigurojë mundësinë që çdo njeri të vendosë balancat e duhura mes punës dhe jetës personale përtej saj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit