spot_img
spot_img

Pse u tremb Lad Kosta? Sulmoi Ahmetajn dhe Ramën, por pastaj…

spot_img

Ish-deputeti socialist Vladimir Kosta, i dalë nga skena politike, u rikthye sot në skenën mediatike me një hakmarrje personale.

Duke qenë se ish-deputeti Kosta ka pasur marrëdhënie të komplikuara me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, vendosi ta sulmonte këtë të fundit pasi dha intervistën te Rai 3.

E ndërsa Ahmetaj tani është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, Kosta me një shënim në Facebook theksonte se ai e pati paralajmëruar para shumë vitesh kryeministrin Edi Rama se Ahmetaj ishte mashtrues dhe më i paafti në PS.

Por sipas Kostës, Rama nuk dëgjoi askënd, dhe në këtë mënyrë, sipas Kostës edhe kryeministri doli i paaftë.

“Të kisha kryetar qarku në Gjirokastër, e kam thënë edhe në media se Ahmetaj është më i paafti në PS…

Por i paaftë ishte dhe Rama se nuk dëgjonte kërkend, ata që të kritikonin ty padrejtësisht bëheshin armiqtë e Ramës….

Detyra jonë ishte të merreshim me punët e partisë ndaj socialistëve, sidomos, ti mbronim krahët kryetarit për gjithçka ndaj pozicionit vendimarës…

Ti ja ke propozuar gjithçka, e të besonte verbërisht, dëgjoje ndonjë ide nëpër tavolinat e gjithkujt e ja shisje Ramës si mëndjen tënde, idetë e tua, pu pu pu,…veç je një mashtrues i vogël që më vjen ndot se të kisha drejtues qarku në Gjirokastër (i shruajta Ramës nat kohë: hiqe mër këtë negativ nga Gjirokastra, bjer Çuçin se nuk fiton me të, çuditërisht atë bëri, sle njeri pa gënjyer në atë qark)

Vjen një kohë që vërteton e vulos çfarë je e çfarë karakteri ke…

Zullumqar e i paskrupull që në gen, i padobishëm në shoqëri dhe shumë dëmshëm ndaj punëdhënësit tënd…

Ti ishe krahu i djathtë i tij, dhe e fute kryeministrin në qorrsokak, i ke bërë shumë dëme vendit tënd dhe ke marrë shumë më pak sa meriton.

Nuk ja vlen të merresh më…

Po të isha në vendin e Ramës: roje vetëm te dera e PS do të emëroja.

ZULLUMQAR!”, shkruan Vladimir Kosta në Facebook.

Akuzoi Ahmetajn si mashtrues dhe Ramën si të paaftë, kush e

Por më pas, Kosta e ka fshirë postimin.

Ndoshta kritika për Ramën që e cilësonte të paaftë mund të ketë vajtur në veshët e kryeministrit dhe Kosta që kërkon të hyjë sërish në politikë ka kuptuar që ka shkelur në dërrasë të kalbur.

Ose ndoshta mund të ketë marrë ndonjë telefonatë edhe nga Zvicra. Kosta ka pasur marrëdhënie biznesi me Arben Ahmetajn dhe për këtë arsye ka qenë para një viti edhe në SPAK në kuadër të hetimeve për ish-zvkryeministrin.

Në reagim, Kosta vinte në dukje se nëse do ishte në vend të Ramës, Ahmetajn do e kishte vendosur roje te dera e PS dhe askund tjetër. Pas heqjes së postimit, jemi kuriozë se çfarë do ta vendosë Ramën ish-deputetin Kosta. Ndoshta “shef” të rojeve të dyerve…

Lajmet e fundit