21.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Punë e papaguar, gratë shqiptare kalojnë gati 6 orë çdo ditë duke u kujdesur për familjen

    Nga punët e shtëpisë, përfshirë pastrimin e gatimin te përkujdesja e fëmijëve, gratë shqiptare harxhojnë 343 minuta ose 5.7 orë çdo ditë punë të papaguar.

    Në raport me burrat ky tregues është gjashtë herë më i ulët.  Krahasuar me mesataren e vendeve europiane, koha e papaguar te gratë shqiptare është 2.2 herë më e lartë.

    “Ka të bëjë edhe me hendekun ende të pranishëm gjinor në Shqipëri që femra apo gruaja shikohet si përgjegjëse apo kujdestare e familjes sesa si peron që mund të dalë nga shtëpia e të sjellë të ardhura”, tha Eranda Ymerali, eksperte e tregut të punës.

    Një raport i sapo-publikuar i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi fuqizimin ekonomik të grave, tregon se këto të fundit vijojnë të përballen ende me hendeqe në tregun e punës. KLSH vlerëson se veçanërisht në zonat rurale, gratë përballen sa me dyer të mbyllura aq edhe me pagesa të ulëta, ndërsa politikat për fuqizimin e tyre më shumë kanë mbetur në letër.

    “Kjo pasi punët që ofrohen në zonat rurale lidhen kryesisht me fasonin dhe bujqësinë. Të dy këto profile punësh nuk paguajnë shumë ndaj edhe në një farë mënyre bëhen jo-joshëse”, shtoi Ymerali.

    Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në fund të vitit të shkuar shkalla e papunësisë te gratë në vend ishte 11.8 për qind nga vetëm 6.4 për qind në vendet europiane.

    Në një kohë që tregu më shumës e kurrë po ka nevojë për punonjës, ekspertët këshillojnë përfshirjen e grave për të përballuar krizën që sa vjen e thellohet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit