17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Qeveria ka mbledhur 1 miliard euro në dy muajt e parë të këtij viti, por ka ka investuar vetëm…. 900 mijë euro për qytetarët

    Të ardhurat buxhetore janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, por nga krahu i shpenzimeve dobësitë janë të mëdha dhe po thellohen nga viti në vit.

    Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në dy-mujorin e parë të vitit 2024 të ardhurat buxhetore arritën në 104 miliardë lekë (1 miliardë euro) me rritje vjetore 7,3%, por në krahun e shpenzimeve buxhetore, zëri më produktiv i buxhetit, investimet kapitale kanë hyrë në cikël krize.

    Në total për dy mujorin 2024 janë investuar 930 milionë lekë ose rreth 9 milionë euro nga të cilët nga fondet e brendshme janë investuar vetëm 95 milionë lekë ose rreth 900 mijë dhe pjesa tjetër janë fonde të huaja. Të dhënat tregojnë se investimet kapitale ishin 78.4 për qind më të ulëta se plani i periudhës dhe rreth 29 për qind më pak se fakti i një viti më parë.

    “Bllokimi” i investimeve publike vë në dyshim eficencën e taksave dhe përgjegjësinë për përdorimin e tyre në një kohë që vendi ynë ka ende boshllëqe të mëdha në infrastrukturën e transportit, shëndetësi dhe arsim.

    Ndonëse vitet e fundit qeveria ka rritur financimet për investimet publike nga ana tjetër eficenca dhe përdorimi i tyre ka qenë i ulët. Fondi i investimeve kapitale rritet me ndryshimet vjetore të buxhetit, por ai mbetet i parealizuar dhe gati 40 për qind e fondeve alokohen në dhjetor.

    Gjashtë dhjetorit 2023 u paguan 430 milionë euro në zërin “investimet publike”. Kjo shumë ishte sa 38% e fondit vjetor të investimeve prej 118 miliardë lekësh (1,1 mld eurosh) që u realizua gjatë vitit të kaluar.

    Zëri i investimeve me 2023 mbeti gjithashtu i parealizuar edhe në raport me planin. Nga 135 miliardë lekë të planifikuara për tu investuar më 2023 u realizuan 118 miliardë lekë ose 12% më pak se plani.

    Pagesat e investimeve qëndruan në nivele shumë të ulëta gjatë 10 muajve janar-tetor, teksa pagesat intensifikohen vetëm ne dy muajt e fundit të vitit.

    Në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 qeveria ka paguar vetëm 36 miliardë lekë ose 30% e fondit vjetor, ndërsa në muajt nëntor dhe dhjetor disbursoi 64,2 miliardë lekë ose 54% të totalit të alokuar).

    Siç shihet nga të dhënat e dy muajve të parë të 2022 përqendrimi i investimeve në muajt e fundit të vitit do të jetë më i lartë këtë vit./B.Hoxha

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit