spot_img
spot_img

Qytetari ankohet se i ka zënë plazhin, pronari i hotelit në Vlorë e qëllon me grusht. Reagon Vasil Bedinaj: U pajtuam pas 30 minutash, njerëz jemi, edhe nxehemi

spot_img

Një qytetar është sulmuar fizikisht nga pronari i tre hoteleve ‘Regina’ në Vlorë, Vasil Bedinaj.

Sipas raportimeve, qytetari kishte shprehur ankesën e tij ndaj Bedinajt për hapësirat e plazhit që hoteli i tij kishte zënë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet Bedinaj që afrohet dhe godet me grusht në fytyrë qytetarin, i cili më pas përpiqet të reagojë.

Megjithatë, ndërhyrja e disa personave të tjerë ka shmangur përshkallëzimin e konfliktit fizik.

Vasil Bedinaj, është pronari i rrjetit të hoteleve e restoranteve “Regina”. Në dhjetor të vitit 2023, Bedinaj u hetua në gjendje të lirë nga policia, pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje në në zonën e Radhimës.

Në një obejkt me 5 kate me leje, Bedinaj po ndërtonte katin e gjashtë pa leje.

Në vitin 2016, Vasil Bedinaj, ishte shenjestra e një atentati të dështuar me eksploziv C-4 në zonën e “Liqenit të Thatë,’ në Tiranë.

Në vitin 2019, përmes kompanisë “Hotel Regina-Group”, Bedinaj iu drejtua Bashkisë Vlorë, prefekturës Vlorë, Ministrisë së Turizimit, Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorisë së Përgjithshme Detare, Agjencisë së Bregdetit, dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, për të ngritur një stacion plazhi në Ishillin e Sazanit.

U filmua duke grushtuar një qytetar, biznesmeni Vasil Bedinaj kërkon ndjesë: Jemi prej mishi dhe gjaku, u pajtuam pas 30 minutash

Biznesmeni Vasil Bedinaj ka reaguar pas një video të publikuar sot, ku pronari i “Regina Group” shfaqej duke qëlluar me grusht një qytetar.

Bedinaj ka reaguar me anë të një videoje të siguruar nga Report Tv.

Ai shfaqet në video me personin që e qëlloi me grusht, duke thënë se ngjarja nuk ka ndodhur sot, por para një muaji e gjysëm dhe se të dy ata janë biznesmenë në Vlorë, në sektorin e turizmit.

Sipas Bedinaj ngjarja u sqarua vetëm 30 minuta pasi ndodhi dhe të dy kanë bizneset pranë dhe bashkëpunojnë në turizëm.

“Të nderuar bashkëqytetarë, ju që keni lexuar lajme nëpër portale. Ne jemi dy komshinj, të dy pronarë që shërbejmë për turizmin nga mëngjesi deri në darkë.  Dhe patjetër dhe ne me mish jemi dhe me gjak. Kemi gabuar. Dhe për këtë ju kërkojmë ndjesë. E kemi kuptuar pas 30 minutash dhe kjo është një histori që ka ndodhur para 1 muaji e gjysëm.

Nuk ka lidhje me ditën e sotme, ne sot po ju shërbejmë të gjithë atyre që zgjedhin Vlorën si destinacion turistik. Që tashmë e dinë që është një qytet turistik. Unë dhe komshiu im këtu në zonën më të mrekullueshme të Radhimës bëjmë të pamundurën nga mëngjesi deri në darkë për tu shërbyer të gjithëve dhe për të krijuar një imazh pozitiv.

Edhe një herë ju kërkojmë ndjesë nga ajo që keni parë sot nga portale dashakeqe, qënë radhë të parë dëmtojnë imazhin e një qyteti turistik, por edhe tonin personal që të gjithë gabojmë dhe të gjithë i kërkojmë falje njëri tjetrit. Kjo është më kryesorja që ne vazhdojmë të punojmë për një qytet të bukur për një zonë turistike të bukur. Ka ndodhur diçka, i kemi kërkuar kemi përqafuar njëri tjetrin po atë ditë, para një muaji e gjysëm ky muhabet.

Më e rëndësishme për në është që të na kuptoni që jemi dy qytetarë dhe jo një pronar dhe një turist. Turistët i mbajmë si në pëllëmbë të dorës. Ju mirëpresim në hotelet e mia siç më quani, apo në Jet Skit ku të kaloni orë të mrekullueshme këtu në zonën e Radhimës. Ju përshëndesim dhe një herë ndjesë për atë që keni parë sot nga ata që nuk na duan të mirën në këtë qytet. Ju faleminderit”, shprehet biznesmeni Vasil Bedinaj.

Lajmet e fundit