17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rama bën “leckë” deputetët e PS

    Detaje të tjera janë zbuluar nga mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste. Një tjetër shqetësim i Edi Ramës ka të bëjë me takimet fiktive të deputetëve.

    Sidomos për Qarkun e Vlorës, për të cilin Rama ka marrë edhe deputetin Anduel Tahiraj si shembull, ku me batutë mësohet të ketë thënë:

    “Zhvillon takime me 7 veta dhe raporton që ishin 15. Fut si pjesë të takimit edhe Ismail Qemalin në foto. Ismail Qemali dëgjon Anduelin”, tha Rama.

    Batuta me ironi Rama ka patur edhe me ministrin e Drejtësisë, drejtuesin politik të Lezhës, Ulsi Manja, ku për të treguar që është i zënë për t’u marrë me partinë, u ka thënë anëtarëve te Asamblesë që Ulsiu merret me burgjet.

    Kritika dhe Etjen Xhafajt

    Mësohet se ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka thënë se Kavaja nuk ka bërë asnjë analizë pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit, të cilat në raundin e parë u fituan nga kandidati i Rithemelimit, Fisnik Qosja.

    Në këtë moment ka ndërhyrë kryetari i PS-së, Edi Rama dhe ka kërkuar llogari tek Etjen Xhafaj, i deleguari për qarkun e Tiranës në Kavajë.

    “E vërtetë është? Çfarë ke bërë ti aty? Pse nuk ke bërë asnjë analizë?” ka thënë Rama, mëson Shqiptarja.com.

    Më pas Etjen Xhafa ka marrë fjalën. Dje u mësua se Rama ka kërkuar nga drejtuesi i PS-së i qarkut të Tiranës, Erjon Veliajt, dhe Xhafa, të identifikojnë emrat e drejtuesve socialistë në bazë që kanë pasur performancën më të ulët.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit