Qeveria po përgatit një marrëveshje me ekipin e Manchester City, për akademi futbolli në qytetin e Durrësit.
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të niset drejt Anglisë.
Sipas burimeve, fokusi i kësaj vizite do të jetë marrëveshja për të ngritur në Shqipëri një ndër akademitë më elitare të sportit, që Rama lajmëroi dy ditë më parë nga qyteti bregdetar i Durrësit.
Burimet për Report TV zbuluan se delegacioni shqiptar do të zhvillojë takime në Manchester dhe bisedimet do të realizohen me klubin e famshëm të Manchesterit!
Në këtë udhëtim, Rama do të shoqërohet nga ministrja Evis Kushi dhe kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako.