Producenti dhe DJ i famshëm amerikan, Steve Aoki pritet që të vijë në Vlorë shumë shpejt.
Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, në një postim të shpërndarë në rrjete sociale.
”Jam Steve Aoki dhe mezi pres të performoj në Shqipëri. Është shfaqja ime e parë atje dhe është shumë emocionuese për mua. E kam pritur prej shumë kohësh. Do të luaj në Vlorë më 17 gusht”, u shpreh Dj Aoki, në postimin e shpërndarë nga Rama.