Kryeministri Edi Rama i bën thirrje të rinjve dhe të rejave të aplikojnë për t’u rekrutuar në Forcat e Armatosura.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se kushdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit mund të aplikojë edhe në faqen e internetit.
Mesazhi i Ramës:
Forcat e Armatosura hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.
Aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare ëëë.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutitmit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë.



