spot_img
spot_img

Revoltohet Fatime Kryemadhi: Merren me mua, një copë plakë 80 vjeç. Pse, s’kam të drejtë unë të blej një shtëpi?

spot_img

Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, u paraqit sot në SPAK.

Pas daljes nga SPAK, Fatime Kryemadhi foli për gazetarët, ku tha se është person në hetim për banesën e saj.

Ajo tha se SPAK në vend të merret me personat që shesin tokat e shtetit merret me një plakë 80 vjeçe , e cila ka një shtëpi si gjithë të tjerët.

“Hetohem meqë jam person i paprekshëm unë se me personat e paprekshëm po hetohet.

Për çfarë shpjegime të jap se kam shtëpinë time? Jam 80 vjeç, nuk kam të drejtë blej një shtëpi unë? Ju nuk keni shtëpi?

Nuk merren me ata që shesin copa të  shtetit, të popullit, dhe merren  me mua një plakë.

Çfarë deklarate të japë unë”, tha ajo.

Lajmet e fundit