spot_img
spot_img

Rishfaqet në skenë Fatjon Dauti, krahu i armatosur i Berishës (shkak bëhet sherri mes dy femrave që përplasën makinat luksoze)

spot_img

Dy vajza kanë përplasur automjetet sot në Tiranë, dhe më pas dy të afërm të tyre kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë konfliktuar me sende të forta.

Nga informacionet e para, personi i parë që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e njërës prej vajzave shofere, Marjo Barami.

Fatjon Dauti ka përfunduar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një armë zjarri, por nuk dihet se cilit prej personave të përfshirë në sherr i përket.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes, dallohet një prej mjeteve luksoz që është përfshirë në aksident. Ai ka targa angleze dhe me gjasa i përket Fatjon Dautit.

Gazetarëve të kronikës u ka shpëtuar, por Dauti është personazhi i famshëm që shkelmoi derën e PD dhe u bë subjekt sherri mes dy copave të PD, bashistëve dhe berishistëve disa kohë më parë.

Ai u akuzua nga Basha  se i nxitur nga Flamur Noka goditi me shqelm derën e sallës së mbledhjeve të selisë blu. Basha tha se ai ka të shkuar kriminale.

Kurse Noka tha se “lajmet për të shkuarën kriminale të atij personi janë shpifje e Lulzim Bashës dhe njerëzve që e rrethojnë”.

Por kush është i akuzuari? Mediat britanike i kanë kushtuar në qershor një artikull një shqiptari që njihej me nofkën “B9” por që emrin e vërtetë e ka Fatjon Dauti (Dautaj).

Sunday Ekspress dhe Ekspress.co shkruajnë se Dauti është një 36-vjecar mbi të cilin rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike, i cili edhe është dëbuar nga Britania e Madhe.

Pikërisht në këtë vend, Dauti ka marrë dhe epitetin “Boss krimi”, si dhe lakohet për ‘përmbytjen e vendit me hashash dhe kokainë’.

Lajmet e fundit