20.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rita Petro flet për dashurinë dhe korrupsionin: Ndonjëherë, edhe dashuria blihet me para

    Rita Petro, e ftuar në “Interview” në Euronews Albania, ka folur për tematika të ndryshme, duke nisur që nga dashuria e deri tek ofertat korruptive me të cilat është hasur shpeshherë, që të përparonte më shpesh në biznes. Shkrimtarja e bëri të qartë se i kishte refuzuar oferta të tilla dhe gjithnjë ka dashur të ecë përpara me forcat dhe aftësitë e saj.

    Ajo foli për prioritetet e jetës së saj dhe gabimet e vogla që ka bërë ndërsa përkushtohej në sipërmarrjen e saj:

    “Në faza të ndryshme i kam dhënë prioritet disa gjërave dhe kam lënë pas dore gjëra të tjera. Për shembull: Kur u ngrit biznesi, vajza ime ka pasur të drejtë të më thotë: “Ti nuk ishe shumë me mua”. Pavarësisht se ajo është rritur në zyrat e librit, por nuk ka ndjerë aromën e gjellës, të gatimit, që çdo fëmijë e dashuron nga mamaja e vet”.

    Rita shtoi se dashuria është primare dhe frymëzohet prej saj, por kur përkushtohet te gjëra të tjera, nis dhe e harron, e lë pas dore:

    “Pra, dashuria ishte e para dhe mua më frymëzon, por kur ti i jepesh me mish e me shpirt edhe biznesit edhe ajo dashuria sikur fillon edhe harron, e lë pas dore. Pastaj, kur u krijua shtëpia botuese, unë doja të mos merresha shumë me art. E lashë pas dore poezinë dhe fillova botoja libra njëherë në 7-8 vite. Por, ato ishin libra me shpërthime të mëdha. Unë si duket, brenda vetes e ndieja, megjithëse biznesin e kam bërë me qejf, se prapë ka qenë me librin shkollor, por e lashë pas dore”.

    “Tani i jam vënë më shumë pjesës si shkrimtare. Tani mund të kem lënë pas dore disa gjëra, që i rrija shumë biznesit te koka. Por ajo që është e rëndësishme, kompromise të ulëta unë nuk i kam bërë ndonjëherë. Qoftë në lidhje me krijimtarinë, qoftë në lidhje me dashurinë. Sepse edhe dashuria ndonjëherë blihet me para. Edhe dashuria edhe pjesa e biznesit që t’i të arrish majat, bund të blihet me para, me korrupsion. Gjithmonë të oftohet pjesa e korrupsionit. Kemi përballuar situata të vështira, duke mos qenë afër asnjë krahu politik”, tha ndër të tjera ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit