Per here te pare ne Bashkine Maliq, u mbajt nje ekspozite panoramike te disa prej siteve me te spikatura arkeologjike te zones se Maliqit.
Ky event u organizua nga Qendra Tamara me mbeshtetjen e Ministrise se Ekonomise Kultures dhe Inovacionit.
Ne hapjen e ketij eventi mbajtur ne daten 5 Korrik moren pjese shume qytetare dhe prefekti i Qarkut Korce, Nertil Jole, lryetari Keshillit te Qarkut, Erjon Nexhipi dhe kryetari i Bashkise Maliq, Gezim Topçiu.
Brizida Gjikondi si Drejtore Ekzekutive e Qendres Tamara, perpos historikut te kesaj iniciative dhe vlerave kombetare qe ka rrethi Maliqit ne fushen e histori gjeografise per te promovuar turizmin arkeologjik, falenderoi Ministrine e Ekonomise Kultures dhe Inovacionit dhe Ministrin zotin Blendi Gonxhe per vizionin dhe mbeshtetjen per kete aktivitet.
Kjo ekspozite ne ambjentet e oborrit te ish Fabrikes se Sheqerit Maliq sot Rozafa Fish City Maliq do te qendroj e hapur per 3 dite. Deri te Dielen ne mbremje 7 Korrik 2024.




