20.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Romeo flet për periudhën pas “BBVA 3” dhe planet për dasmën me Heidin

    Romeo, i ftuar në “Top Arena”, theu heshtjen dhe tregoi se pse për një periudhë thuajse 2-mujore nuk pati asnjë dalje publike dhe nuk dha asnjë intervistë, ndryshe nga ish-banorët e tjerë.

    Romeo argumentoi se pas përfundimit të “BBVA 3” kaloi presion dhe pati përshtypjen se po humbte veten:

    “Kalova presion dhe m’u duk sikur po humbja veten. M’u desh të kaloja kohë me familjen dhe Heidin”.

    Më tej, ai foli edhe për planet për martesë me partneren e tij, duke thënë se ndoshta edhe janë celebruar.

    “Ne ndoshta edhe jemi celebruar dhe s’e di njeri. Martesa do të vijë, por nuk ka kuptim ta them tani se kur do vijë propozimi. Patjetër kemi plan. Shumë shpejt, besoj!”.

    Kjo intervistë e Romeos vjen pasi Heidi u shpreh se po e pret një propozim. Por, qartazi, ne nuk do e dimë se kur, por do e marrim vesh kur të ndodhë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit