14.5 C
Tirana
E enjte, 16 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Romeo influencuesi numër 1 në Shqipëri”, Anaidi tregon shifrat e frikshme që fiton banori i BBV3

    Anaid Kaloti i ftuar tek E Diell ka treguar se influencuesi më i mirë në tregun shqiptar për momentin është Romeo Veshaj.

    Sipas tij, në Instagramin e Romeos për një postim mund të paguhet edhe 3 mijë euro. Anaidi tregon se nuk ka kontrata poshtë 10 apo 20 mijë eurove.

    Anaidi: Romeo Veshaj momentalisht është influencëri më i mirë në treg.

    Ronaldo Sharka: Sa shkojnë çmimet për Instagramin?

    Anaidi: Po mund të shkojnë dhe 3 mijë euro për një postim. Kontratat nuk mbyllën nën 10 apo 20 mijë.

    Ed Manushi: I habita pak për Romeon sepse mendoja që vajzat mund të ishin më shumë influencer.

    Anaidi: Në industrinë e influencërs, një nga industritë më të reja që njerëzit po paguhen shumë mirë, 80% të tregut e mbulojnë vajzat. Çuna ka shumë pak, Ervini punon, Ronaldo, Bled Mane.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit