22.5 C
Tirana
E mërkurë, 8 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    RTL: Emri i kryeministrit shqiptar në dosjen belge “Shqiponja e zezë” të pastrimit të parave!

    Emri i kryeministrit Edi Rama del edhe në dosjen e quajtur “Shqiponja e Zezë” ku akuzohen 40 persona për trafik ndërkombëtar droge.

    Për një prej të pandehurve, i identifikuar si Arben I, prokuroria ka kërkuar dënimin me 10 vjet heqje lirie.

    “Më 18 prill, prokurorja kërkoi dënimin me 10 vjet burg për Arben I., të cilin e konsideron si ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., një nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale, dhe atyre të një organizate të ngjashme, me qendër në Majorka. Ajo pohoi gjithashtu se ai ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbështetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama”, thuhet në  artikull.

    Avokatët që mbrojnë Arben I, i akuzuar për pastrimin e shumave të mëdha parash nga trafiku i kokainës, besojnë se treguesit kryesorë të fajësisë të paraqitura nga prokurori vijnë nga një çështje italiane “që nuk çoi në asgjë”.

    “Akuzat ndaj Arben I, bazohen në informacione që vijnë nga dosje të huaja, njëra italiane, tjetra spanjolle. Lidhur me të parën, të realizuar në Itali në bashkëpunim me Gjermaninë, dhe që ndër të tjera kishte në shënjestër Arben I., “nuk çoi në asgjë”, argumentoi avokati. Për këtë arsye, ai kërkoi nga gjykata që të zbatohet parimi i non bis in idem, ose fakti që nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtat fakte.

    Rrjeti kriminal, drejtues të të cilit janë të pandehurit e kombësisë shqiptare, të identifikuar me inicialet A.H., I.K. dhe A.I., dyshohet se kanë importuar disa ton kokainë, veçanërisht nëpërmjet portit të Antwerpen.

    Sipas informacionit të mbledhur nga “RTBF”, droga ishte e fshehur si tul frutash. Po ashtu, u sekuestrua edhe një fuçi me lëng, në të cilën ishte holluar ekuivalenti i 600 kilogramëve kokainë.

    RTL info.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit