16.5 C
Tirana
E premte, 3 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rudina Xhunga tregon ngjarjen në autobus kur ishte vetëm 15 vjeç dhe ka një mesazh për nënat e vajzave të vogla

    Gazetarja Rudina Xhunga në “Albana Osmani Show” rrëfeu historinë që i ka ndodhur rreth moshës 15-vjeçare teksa udhëtonte me autobus të linjës në Tiranë.

    Gjatë rrëfimit të saj, gazetarja dha një mesazh mjaft të rëndësishëm për të gjitha gratë dhe vajzat që kanë pasur dhe kanë situata të ngjashme, të cilat vënë në provë çdo grua!

    “Unë nuk isha as grua, isha fëmijë. Më kujtohet gjithmonë momenti më i vështirë i atyre viteve. Kam qenë në autobus, isha 14-15 vjeçe. Në këmbë afër vendit të shoferit në autobusin e linjës në Tiranë. Një burrë më preku nga pas. Unë u mblodha e gjitha. Më vinte shumë turp, nuk dija si të reagoja.

    Tani që e mendoj më vjen për të qarë, si atë ditë, kur e kruspullosur, qaja nën zë. Sepse nuk dija si të reagoja, më vinte turp që ai po e bënte këtë gjë, por nuk dija kujt t’i ankohesha. Nuk kisha telefon, nuk kisha askënd afër që t’i thosha: “Ky po më prek dhe kjo është e neveritshme”.

    Më binin lotët dhe nuk lëvizja.

    Kur ia thashë vajzës sime këtë gjë më pyeti: “Pse nuk largoheshe?!” Sepse u mpiva. Sepse familja ime nuk më kishte përgatitur për këtë gjë, nuk më kishte thënë se një plehrë në autobus mund të të prekë ty. Unë isha vetëm një fëmijë. Sa e sa vajzave 12-15-vjeçare mund t’u ketë ndodhur kjo gjë.

    Unë tani flas me vajzën time. Duhet të flasim, qysh herët, t’u themi që ky është trupi yt dhe askush nuk mund të të prekë. Jo vetëm në autobus, por në dyqan, në shkollë, në shtëpi. Që është private, që është jotja, që nuk është turp për ty pse po të prekin, është për atë.

    Ndaj fol, gjeje zërin tënd, ti duhet të bërtasësh: Largohu!”, Nëse ke turp, pastaj ndjen dhe faj dhe mandej bëhesh viktimë. Mjaft duke treguar me gisht viktimën. Është koha për: Edhe unë!”-u shpreh gazetarja Rudina Xhunga.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit