5.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sa është rritur paga mesatare në 2022? – Nëpunësit e administratës dhe drejtorët kanë përfituar më shumë

    Në vitin që lamë pas paga minimale pësoi dy herë ndryshime duke u reflektuar dhe në nivel mesatar të pagave. Në të dhënat e publikuara nga INSTAT për tremujorin e katërt të 2022, paga mesatare bruto për një të punësuar ka arritur 66014 lekë në muaj, duke u rritur në 10.8%.

    Por si ka ndryshuar paga mesatare në sektorë të ndryshëm të ekonomisë?

    Në të njëjtat të dhëna, raportohet se në tremujorin e fundit të 2022, paga mesatare bruto e të një punësuari në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 2.15 herë më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar.

    Duke e krahasuar me të njëjtën periudhë paralele të vitit të kaluar, në tremujorin e katërt të 2022 paga mesatare bruto për aktivitetin Bujqësi, pyje dhe peshkim ka rritjen më të madhe prej 18.2%, ndërsa administrata publike ka rritjen më të vogël të pagës mesatare prej 6.2%.

    Ndërkaq, paga mesatare mujore bruto për të punësuarit në grup-profesionet e menaxherëve, ligjvënësve e deri te nëpunësit e lartë të administratës si dhe drejtorët ekzekutivë  është 65.8% më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, por nga ana tjetër në grupin e Punëtorëve është 37% më e ulët.

    Një tjetër rritje kanë pësuar dhe pagat mesatare mujore bruto në grup-profesionin e Punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit ka rritjen më të madhe prej 17%, por një rritje më të vogël kanë grup-profesioni i menaxherëve, ligjvënësve, nëpunësve të lartë të adminsitratës si dhe drejtërëve ekzekutivë në 7%.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit