11.5 C
Tirana
E premte, 3 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sekretet që mund të shkatërrojnë imazhin e Mbretit Charles dhe Princit William

    Princi Harry mund të zbulojë sekrete intime të vëllait dhe babait të tij, mbretit Charles, gjest ky që do ta shkatërronte plotësisht marrëdhënien e tij me familjen. Informacionet e reja thuhet se ai mund t`i zbulojë në librin e dytë që përgatitet të botojë.

    Edhe pse ka nxjerre tashmë disa sekrete të familjes mbretërore në librin e tij Spare, Harry pretendon se ka materiale të mjaftueshme për një biografi të dytë dhe ka pranuar se ka lënë qëllimisht jashte disa detaje sekrete për të mbrojtur vëllain dhe babain e tij.

    Çfarë fsheh Duka i Sussex-it?

    Harry rrëfeu se nuk i bëri publike disa informacione kompromentuese për babain dhe vëllain e tij, sepse kishte frikë se ata nuk do ta falnin kurrë nëse do ta bënte një gjë të tillë. Ai shtoi se dorëshkrimi origjinal i librit të tij ishte dy herë më i madh se vëllimi i fundit dhe se shumë detaje rreth ndërveprimeve mes tij, Charles dhe William u hoqën sepse ishin gjëra që ai nuk donte t’i mësonte e gjithë bota.

    Duka i Sussex-it pranoi se kishte pasur 50 biseda në Zoom me shkrimtarin e tij dhe ndonjëherë hezitonte kur vendoste se cilat detaje të përfshinte dhe cilat të linte jashtë librit. “Mund të ishin dy libra, le ta themi kështu. Dhe pjesa më e vështirë ishte t’i nxirrja gjërat,” tha Harry.

    “Ka disa gjëra që kanë ndodhur, veçanërisht midis meje dhe vëllait tim dhe deri diku midis meje dhe babait tim, për të cilat nuk dua që bota t’i dijë. Sepse nuk mendoj se do të më falnin ndonjëherë”, u shpreh princi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit