11.5 C
Tirana
E martë, 30 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    SHBA i del në krah Altin Dumanit, pas sulmeve të Ilir Metës

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka dënuar sulmet e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaj SPAK si dhe ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit.

    “Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë.

    SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë”– shkruan në një njoftim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit