Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një azil privat për të moshuarit në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se një 78-vjeçar ka goditur disa herë me bastun shokun e tij të dhomës.
Si pasojë e dëmtimecve të marra, 82 vjeçari me iniciale V. V. ka humbur jetën.
Ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, i moshuari me iniciale Z. Sh., është arrestuar për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Autori i krimit, historian
Zyhdi Shehu, autori i dyshuar i vrasjes në azilin për të moshuar në kryeqytet, ka qenë historian dhe “Qytetar Nderi” i Kavajës. Gjithashtu ai është edhe autor i disa librave të historisë.
Por, mësohet 78-vjeçari rreth 1 vit më parë është dërguar në azilin privat të pleqve në kryeqytet, pasi ka shfaqur probleme me sklerozën.
Zyhdi Shehu në orët e para të mëngjesit të sotëm ka goditur disa herë me shkop shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho, duke i shkaktuar atij vdekjen.
Sherri nisi rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe rezultoi tragjik për 82-vjeçarin, i cili humbi jetën si pasojë e goditjeve të marra në kokë e pjesë të trupit.
Kush është Zyhdi Shehi:
Ai ka lindur me 11 dhjetor 1946 ne fshatin Bago te Kavajes. Diplomuar ne Institutin Pedagogjik te Shkodres per gjuhe-letersi. Me pas, ka mbaruar me korrispondence Fakultetin Filologjik te Tiranes per gjuhe-letersi.
Pas nje periudhe pune si mesues, ne vitin 1982 nis punen ne Muzeun Historik te Kavajes. Ne vitin 1996, pas botimeve te artikujve te shumte ne fushen e historise dhe etnografise se zones, del me librin e pare, monografine kushtuar patriotit kavajas, Ahmet Bejtaga.
Me pas, ne vitin 2000, monografine Andrea Ekonomi, “Mesues i Popullit”, “Kavaja, figura te shquara historike” 2005, “Indrit Cara”, 2007, “Inxhinjeri Jani (Xhuf) Koljaka e Diplomati Stavro Stavri”. Per merita ne pune i eshte dektretuar ne vitin 1990 medalja “Naim Frasheri”.



