23.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shikoni more, si na e kanë katandisur çunin e Fahros

    Ata 20 protestuesit e zakonshëm, janë mbledhur edhe këtë të hënë para Bashkisë së Tiranës.

    Hodhën Molotov dhe u përplasën si zakonisht me policinë.

    Por këtë radhë thonë se janë dhunuar barbarisht nga policët.

    Është Sali Berisha, që ka postuar disa foto të një prej “viktimave”, Klevis Balliu.

    “Hakmarrje primitive e Edi Ramës ndaj Klevis Balliut! Hidhet gaz toksik në sy dhe fytyrë kundër Flamur Nokës, Bledian Nallbatit dhe Klevis Balliut.

    Dënoj me forcën më të madhe këto akte banditeske Rama- Balla kundër opozitës”, shkruan Berisha.

    Vetëm se, përveç skuqjes së zakonshme nga dielli, asnjë shenjë dhune nuk shihet nga fotot e postuara nga Berisha.

    Tani këta edhe thonë se do bëjnë revolucion dhe do rrëzojnë me forcë Ramën dhe Veliajn, dhe ankohen pastaj se i spërkatën pak me spraj policët.

    Revolucionet në fakt, kanë edhe viktima. Këtë radhë, viktimë ra çuni i Fahros, edhe pse për fat, veç prej sprajit.

    Mund të jetë një imazh i 1 person

    Mund të jetë një imazh i 1 person dhe mjekër

    Mund të jetë një imazh i 1 person

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit