18.5 C
Tirana
E premte, 17 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shokuese në Dropull, çifti i të moshuarve vritet në shtëpi (dyshohet nga familjarët e tyre)

    Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Dropull, ku një çift të moshuarish u dhunuan për vdekje në banesën e tyre.

    Viktimat janë dy të moshuarit me iniciale K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe, të cilët u gjetën të pajetë në banesë nga fqinjët.

    Nga kqyrja e trupave janë konstatuar shenja dhune që dyshohet se u shkaktuan me mjete të forta rrethanore.

    Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

    Ndaj dyshohet se dhunimi i për vdekje i çiftit të moshuarve në Dropull, është krim në familje.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

    Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit