20.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shqipërisë i duhen 70 vite për të arritur nivelin e jetesës që BE ka sot

    Shqiptarët duhet të presin edhe 70 vite të tjera për të për të arritur cilësinë e jetesës së popujve europianë. Në këtë përfundim ka arritur Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, pasi ka analizuar ritmet e rritjes ekonomike, reformat e ndërmarra dhe nivelin e të ardhurave për frymë.

    “Unë kam jetuar shumë vite jashtë. Tani jam kthyer. Po ta krahasosh me ata jashtë. Andej edhe njeriu më i vobektë ka një përkrahje sociale. Këtu edhe  ata që akne dhënë shpirtin, janë braktisur”, u shpreh një qytetar për kamerën e A2 CNN.

    Nga gati 46 mijë euro në vendet europiane, të ardhurat mesatare për frymë në Shqipëri, pra raporti mes Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe popullsisë është vetëm 8 mijë e 800 euro. Kjo në një kohë që rritja ekonomie e vendit ka qenë në nivele të kënaqshme.

    “Që Shqipëria t’i afrohet niveleve të BE, duhet të ketë një rritje ekonomike mbi 5 për qind. e këto ritme që ne kemi, jemi shumë larg”, tha eksperti Eugen Musta.

    Për të ngushtuar sa më shumë hendekun me vendet europiane, BERZH rekomandon ndërmarrjen e reformave strukturore, zhvillimin e gjelbër, nxitjen e investimeve dhe frenimin e emigracionit.

    “Na duhen politika për ndarjen e barabartë të pasurisë. Na duhen politika ku të gjithë marrin ca para dhe jo disa bëhet më të pasur e të tjerë më të varfër”, shton eksperti.

    Hendeku mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian shtrihet edhe në të tjera drejtime. Nga 3.9 euro që mesatarisht merr një i punësuar në vend, në BE paga mesatare në euro është plotë 16.8 euro apo 4.4 herë më e lartë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit