17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shteti fitoi 190 mln euro: Ja pse Rama nuk e heq taksën e qarkullimit nga karburanti (ndaj dhe kemi çmimin më të lartë në Europë)

    Buxheti i shtetit ka arkëtuar nga taksa e qarkullimit 19,5 miliardë lekë ose 190 milionë euro vitin e kaluar me një rritje vjetore 7%.

    Rritja e të ardhurave duket se është ndihmuar nga shtimi i konsumit të karburanteve, pasi taksa vilet në vlerë fikse për litër. Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin vilet në masën 27 lekë për litër për benzinën dhe 27 lekë për litër për gazoilin. Kjo taksë paguhet për sasinë e benzinës dhe të gazoilit të importuar apo të prodhuar në vend, me përjashtim të sasisë së benzinës dhe të gazoilit të prodhuar në vend, por të eksportuar jashtë territorit të Shqipërisë.

    Në vitin 2023 Ministria e Financave kishte programuar të vilte 21 miliardë lekë nga taksa e qarkullimit, por janë arkëtuar 19.5 miliardë lekë, me një mosrealizim në vlerë 1.5 miliardë lekë.

    Së paku deri vitin e kaluar fondet e gjeneruara nga taksa e qarkullimit kanë qenë shumë më të larta se fondet e brendshme që akordon buxheti për rrugët.

    Në vitin 2023 të ardhurat nga taka e qarkullimit ishin 19,5 miliardë lekë, ndërsa financimi i brendshëm nga buxheti për programin e transportit rrugor ishte 15,2 miliardë lekë sipas të dhënave nga buxheti 2023.

    Taksa e qarkullimit ka për qëllim të grumbullojë të ardhura nga përdoruesit e transportit dhe taksa vilet gjatë blerjes së karburantit, për çdo litër të konsumuar dhe zakonisht ndihmon buxhetin të gjenerojë fonde që më pas mund të rialokohen për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

    Sakaq konsulentët e jashtëm kanë vënë në dukje se, Shqipëria mbledh një shumë të konsiderueshme taksash nga përdoruesit e rrugës, por nuk i kthen të gjitha tek rrugët.

    Komisioni Europian nëpërmjet programit IPA ka dhënë konsulencë teknike për planin e mirëmbajtjes së rrugëve që po zbaton qeveria konstaton se shpenzimet buxhetore për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar janë më të ulëta se, pagesat e përdoruesve të mbledhura (taksat e akcizës së karburantit, taksat e karburantit të qarkullimit)./B.Hoxha

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit