17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sipërfaqja e lejeve në Tiranë ra me 22% në 2023; Që nga 2017-a janë dhënë leje për gati 9 milionë m² ndërtime

    Në vitin 2023, Bashkia e Tiranës dha gjithsej leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 1.4 milionë metra katrorë, që përbën 67% të totalit të lejeve të dhëna në të gjithë Shqipërinë, sipas tabelave të publikuara nga INSTAT.

    Në krahasim me një vit më parë, kur u arrit rekordi i lejeve për nga sipërfaqja e lejeve, në 1.8 milionë metra katrorë, në 2023 ky tregues shënoi një rënie me bazë vjetore prej 22%.

    Megjithatë, në tremujorin e katërt u shënua sërish rritje e lejeve të ndërtimit, që arritën në 430 mijë metra katrorë, me zgjerim prej 23% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Që nga viti 2017, bashkia e kryeqytetit e ka rritur ndjeshëm sipërfaqen për të cilën ajo ka dhënë leje për t’u ndërtuar.

    Nga 2019-a është dhënë mesatarisht midis 1.2-1.8 milionë metra katrorë leje në vit, duke kulmuar në 2021-2022. (shiko grafikun: Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në Tiranë (m²), 2010-2023).

    Në total, për gjithë periudhën 2017-2023, janë dhënë një rekord prej 8.9 milionë metra katrorë sipërfaqe e lejeve të ndërtimit.

    Lejet në Shqipëri

    Sipas INSTAT, në tremujorin e katër 2023 janë miratuar gjithsej 303 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 415 leje të miratuara në tremujorin e katër 2022, duke shënuar një ulje prej 27,0%.

    Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katër 2023, është 592.660 m², nga 555.779 m² miratuar në tremujorin e katër 2022, duke shënuar një rritje prej 6,6% (tab.3).

    Në tremujorin e katër 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 25,3 miliardë lekë, nga 26,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katër 2022, duke shënuar një ulje prej 4,7%.

    Gjatë vitit 2023, janë miratuar gjithsej 1.602 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 1.420 leje ndërtimi të miratuara në vitin 2022, duke shënuar një rritje prej 12,8%.

    Gjatë vitit 2023, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 2.115.819 m², nga 2.667.497 m² miratuar në vitin 2022, duke shënuar një ulje prej 20,7%.

    Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 89,6 miliardë lekë në vitin 2023, nga 113 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2022, duke shënuar një ulje prej 20,8%.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit