26.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    SONDAZHI: Sa shqiptarë e konsiderojnë Serbinë dhe Greqinë kërcënim për vendin

    Një sondazh i opinionit publik i kryer nga Ipsos në emër të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nxjerr disa të dhëna me rëndësi nga pesë vende të Ballkanit.

    Sondazhi u mbajt në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë në shkurt dhe mars të këtij viti.

    Nga sondazhi del se shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë konsiderojnë si rrezik për vendin e tyre Serbinë dhe pas saj Rusinë, me përkatësisht 36 dhe 32 përqind.

    Pas tyre, kërcënimi më i madh për shqiptarët, rezulton Greqia.

    Ky sondazh kryhet prej gati katër dekadash në rajon.

    Për herë të parë, sondazhi, zbuloi se Greqia nuk është më në mesin e vendeve që qytetarët e Maqedonisë së Veriut i perceptojnë si kërcënim.

    Bullgaria dhe Rusia shihen tashmë si kërcënimi më i madh për qytetarët e Maqedoninë e Veriut nga përkatësisht 23% dhe 12% e të anketuarve.

    Bullgaria ka kundërshtuar së fundmi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

    Për sa i përket aleatëve të perceptuar, Greqia u konsiderua aleate, vetëm nga të anketuarit serbë.

    Po për anëtarësimin në BE si dalin rezultatet për këto 5 vende të Ballkanit? A do ti gëzonte një anëtarësim i mundshëm, qytetarët e këtyre vendeve?

    Në krye është Shqipëria, me 92 përqind.

    Pas saj, Kosova, me 89 përqind.

    Pas tyre, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

    Në fund Serbia, ku vetëm 40% e mbështesin idenë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit