20.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sonila Meço humb të atin

    Sonila Meço ka humbur të atin! Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Fjoralba Ponari në spektaklin e së hënës në “Ferma VIP”, në të cilin Sonila është opinioniste. Moderatorja tha se për shkak të fatkeqësisë së humbjes së të atit, Sonila e kishte të pamundur të ishte e pranishme në program.

    Ndërsa vetë gazetarja, përmes një postimi në Instagram, njoftoi humbjen e personit të dashur dhe dha detaje mbi përcjelljen e të atit në banesën e fundit.

    “Në pasditen e ngrohtë të një prilli të jashtëzakonshëm, vetëm një javë para ditëlindjes, babi ynë i shtrenjtë, Tomor Meço (gjyshi Tomi) u shua butë e paqtë, pas disa javësh të vështira”.

    Sonila Meço humb të atin

    Më tej, vijoi:

    “Sonte presim të afërm, miq të shtrenjtë, që duan të ndajnë dhimbjen me familjen tonë, megjithëse shumë janë larg, në vendet ku jetojnë e punojnë”.

    “Faleminderit për çdo mesazh e mbështetje në këtë ditë të trishtë të shndërrimit të një burri të rrallë në një engjëll mbrojtës për mama Letën, Rezin, mua e të shtrenjtët tanë!”, përmbylli ajo publikimin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit