spot_img
spot_img

SPAK përgënjeshtron mediat: Nuk ka asnjë urdhër kontrolli për kryebashkiakun Veliaj

spot_img

Media kanë raportuar sot mbi një kontroll të banesës së kryebashkiakut të Tiranës.

Por burime nga SPAK bëjnë me dije se nuk ka asnjë urdhër kontrolli për kryebashkiakun Veliaj.

Të pyetur nga DITA të njëjtat burime bëjnë me dije se ka hetime në vijim të lidhura me një studio ligjore të njohur.

Sipas të njëjtit burim, për shumë politikanë dhe zyrtarë, si dhe për ish-zyrtarë të krahëve të ndryshëm politikë, ka procedura hetimi të pasurive, të cilat vijojnë sipas hapave që njeh ligji, deri në përfundim të të cilave, mediat, pavarësisht kaheve dhe politikave editoriale, duhet të kenë parasysh mbi të gjitha prezumimin e pafajësisë.

Lajmet e fundit