14.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    SPAK merr të pandehur edhe partneren e Ahmetajt, Erjola Hoxha

    Krahas ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka të cilës iu komunikua akuza një ditë më parë për “fshehje dhe mos deklarim të pasurisë” si dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, e njëjta akuzë iu komunikua avokatëve mbrojtës edhe për bashkëjetuesen aktuale të ish-ministrit të Financave, Erjola Hoxha.

    Akuza iu komunikua avokatëve ditën e djeshme, ndërsa hetimet vijojnë deri më datë 22 qershor, ndërkohë që pritet të ketë edhe persona të tjerë që do merren të pandehur, kryesisht biznesmenë që kanë bashkëpunuar me Arben Ahmetaj, në korrupsion dhe në fshehjen e pasurisë së tij.

    Aktualisht Prokuroria e Posaçme ka të sekuestruara dy vila, një në Palasë dhe një në Hamallaj, dy llogari bankare, disa apartamente, mes tyre edhe atë në të cilën jeton ish bashkëshortja e Ahmetaj, që sipas akuzës janë produkte të korrupsionit.

    Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij ndodhen jashtë Shqipërisë, që prej momentit kur GJKKO miratoi masën e sigurisë ndaj tij, atë të “arrestit në burg”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit