13.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Spartak Ngjela: Me të dashurën time u ndamë dhunshëm, nuk e mbaj foton e saj

    Spartak Ngjela ishte i ftuar dje në Top Story me Grida Dumën.

    Në krye të intervistës ai u ndal në kujtimet e tij nga burgosja, teksa për herë të parë rrëfeu një detaj nga jeta private dhe mendimet që e bënin “të dilte nga qelia”.

    “Të them një gjë që se kam thënë kurrë më parë. Në momentet që je i izoluar, të vetmet kujtime që të nxjerrin jashtë burgut veç prindërve, janë të dashurat. Të kthehen me intensitet të madh.

    Më zërin e tyre, jo në kuptim real, por një eko që e ndjen dhe pastaj i bën analizën vetes. Por problemi qëndron se të jep anën artistike që je jashtë.

    Jam ndarë dhunshëm nga e dashura kur u arrestova. U ndamë s’kishim ç’bënim. Nuk mbaj foto, dashuria është sublime, foto është individuale në moment që kanë familje, fëmijë, nuk bëhet”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit