Stilistja Blerina Kllokoqi-Rugova, kremtoi dje 40-vjetorin e lindjes dhe për ta shënjuar këtë moment të vecantë për të, ndau me ndjekësit një mesazh të ngrohtë e plot humor në Instagram. “Zyrtarisht 4 dekada jetë … edhe hala se kam kuptu qysh funksionon jeta. Ama, të paktën dukna ma mirë se në të 20-tat. Faleminderit që ma kujtoni çdo ditë që s’jam plak … veç jam e “rujtun” mirë!”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar me një fotografi ku rrezaton vetëbesim dhe buzëqeshje.
Ndër vite, Blerina është kthyer në njërin prej zërave më të rëndësishëm në fushën e modës në Kosovë, duke ndikuar me stilin e saj në shumë gra dhe vajza, si dhe duke sjellë vepra kreative që kanë kaluar kufijtë e vendit. Urimet për ditëlindje kanë vërshuar nga kolegë, miq dhe ndjekës të shumtë, të cilët i kanë uruar shëndet, suksese dhe shumë vite të tjera të bukura e plot stil.