20.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Takimi i Çiljetës me djemtë e saj emocionon njerëzit: “Je nënë shembullore”

    Çiljeta emocionoi publikun, kur takoi të dy djemtë e saj, Fernandon dhe Bekon në “Ferma VIP”. Shpeshherë këngëtarja ka treguar se i do të dy njësoj, pa asnjë dallim. Fernando është djali biologjik i Çiljetës, ndërsa Beko, djali i Alban Hoxhës, partnerit të saj. Beko erdhi në jetë në vitin 2014 dhe 16 ditë pas lindjes, nëna e tij, Dori, ndërroi jetë si pasojë e një hemoragjie celebrale. Çiljeta dhe Albani bashkëjetojnë prej vitesh me dy djemtë e tyre dhe duket se janë një familje shumë e bukur.

    Mbrëmë, produksioni i “Ferma VIP”, i solli djemtë këngëtares, e cila mes lotësh dhe të qeshurash, përkëdheli, puthi, përqafoi dhe tregoi se të dy djemtë i do dhe i ka rritur njësoj, pa diferencuar. “Çunat e nënës së vet! Më kanë ardh’ çunat”, tha ajo para se të hiqte takat dhe të rendte për t’i takuar.

    E përlotur dhe e prekur, këngëtarja shkoi drejt tyre dhe sjellja e Çiljetës bëri publikun që të vlerësonte dashurinë e saj pa kushte dhe të njëjtë për Fernandon dhe Bekon. Qindra komente vërshuan në rrjetet sociale, ku shpreheshin se Çiljeta është një shembull për të gjitha nënat dhe tregon se nuk duhet të jesh nëna biologjike e një fëmije, për ta rritur atë me dashuri dhe përkujdesje.

    Takimi i Çiljetës me djemtë e saj emocionon njerëzit:

    Takimi i Çiljetës me djemtë e saj emocionon njerëzit:

    Një komentues tjetër është shprehur se është “e pazëvendësueshme”.

    Takimi i Çiljetës me djemtë e saj emocionon njerëzit:

    “Lum familja që të ka. Ky vend ka nevojë për njerëz si ti”, u shpreh dikush tjetër.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit