25.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Takova kolegët” – Erion Veliaj tregon çfarë ndodhi 8 orë brenda zyrave të SPAK

    Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj pas daljes nga SPAK ka deklaruar se ishte “me dy kolegë hetues”.

    Para gazetarëve ai dha detaje se u pyet për çështjen e inceneratorëve, duke theksuar se aty ishte në cilësinë e bashkëpunëtorit.

    “Falenderoj kolegët e SPAK, një institucion që unë nuk kisha pas të bëja më parë.

    Pas këtij takimi më ka krijuar bindjen që është bërë një investim persëmbari në Shqipëri.

    Isha me dy kolegë hetues, profesionistë dhe unë them që ne duhet ti forcojmë institucionet. Isha këtu si bashkëpunëtor”, tha Veliaj.

    “Të dy kolegët hetues më kanë kërkuar që për çështje të hetimit dhe për çështje të sekretit hetimor, duke qenë se Bashkia e Tiranës ka sjellë dhe disa prova të tjera, m’u kërkua dashamirësisht që të mos i ndaj me gazetarët. Do të jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë time.

    Ndihem vërtet mirë që sot pata mundësinë që më në fund të them edhe unë fjalën time. Besoj që edhe armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar”, vijoi ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit