10.5 C
Tirana
E hënë, 6 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Të hëngsha….”, Françeska habit me fjalët për Eglën, banorët nuk i mbajnë dot të qeshurat

    Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP3”, të gjithë banorët janë ulur rreth tavolinës jashtë për të ngrënë. E sigurisht që nuk kanë munguar bisedat dhe debatet mes tyre.

    Teksa Egla Ceno dhe Françeska Murati ndodheshin përballë njëra-tjetrës, kanë folur për çiftin Heidi Baci-Romeo Veshaj, të cilët Vëllai i Madh i dërgoi mbrëmë në një suitë.

    Sipas Françeskës, ata nuk do të futen në dush së bashku, duke qenë se as nuk kapen për dore. Nga ana tjetër, Egla i drejtohet duke e këshilluar që ‘të thotë ndonjë gjë të bukur’.

    E këtu Murati i thotë aktores së njohur “të hëngsha prillin unë ty”, duke shkaktuar të qeshura te banorët e tjerë, të cilët duket se fjalën prill e morën ndryshe.

    Pjesë nga biseda:

    Françeska: Ti mendon se do futen në dush? Ato nuk kapen për dore

    Egla: Thuaj një gjë të bukur tani se po merresh me marrëdhënien e tyre akoma

    Françeska: S’ma do qejfi. Them gjëra të bukura unë për ty, të hëngsha prillin unë ty

    Egla: Kë?

    Françeska: Të hëngsha prillin unë ty. A është prilli?

    Juli: Si?

    Françeska: A jemi në prill?

    Juli: Si the?

    Egla: Nuk dua

    Juli: Po ti thua ‘ma hëngsh unë ty’

    Françeska: Po a do e hamë me Eglën në shtëpi?

    Juli: Ça moj?

    Françeska: Prillin

    Egla: Jo, jo, nuk dua

    Françeska: Ça ka?

    Juli: Prill moj, është me ‘ll’

    Egla: Nuk duhet të ma hash prillin

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit