spot_img
spot_img

“Të iku mosha, ç’pret?” – Armina Mevlani përgjigjet pse nuk po bën fëmijë

spot_img

Gruaja e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku u është përgjigjur disa prej pyetjeve që ata kanë bërë.

E pyetur se kur do bëhet nënë, ajo tha:

“Për momentin po shijoj jetën.. Më bëhet shpesh kjo pyetje, por kur të jetë e shkruar. Nuk kam asnjë presion, ndihem shumë e lumtur kështu. Kam edhe pak kohë”.

Armina u ka dhënë edhe këshilla ndjekësve, teksa njëri prej tyre i shkruan:

“Si mund ta kalojmë një gabim që kemi bërë +30 vjeç?”.

Blogerja përgjigjet:

“Çdo gjë është mësim dhe do e kuptosh më vonë se për çfarë shërbeu ky gabim.. thjesht fal veten dhe lëre të iki me erën”.

Lajmet e fundit