spot_img
spot_img

Të vrasësh shokun e klasës, për një shikim

spot_img

Policia e Tiranës arrestoi ditën e djeshme, 14-vjeçarin, i cili dyshohet se vrau bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani, ngjarje e ndodhur të hënën (18 nëntor), pak metra larg shkollës “Fan Noli”.

I mituri akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Mario Përlleshaj ka thënë se sherri ka nisur të premten, më 15 nëntor pasi sipat tij, Martini po e shikonte.

Pas këtij konflikti thirrën shokët për t’u sqaruar.

“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar.

Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, tha ai.

I pyetur nese është penduar ai nuk ka pranuar të flasë.

Ndërkohë as thikën nuk tregon se ku e ka fshehur. Ai ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër.

Lajmet e fundit