26.5 C
Tirana
E martë, 30 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Teatër apo reale?

    Monika Kryemadhi iu është përgjigjur akuzave të Ilir Metës se e ka mbushur Partinë e Lirisë me tradhtarë, lidhje nepotike dhe interesaxhinj.

    Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi thotë se akuzat e hedhura nga bashkëshorti i saj janë boshe dhe shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Edi Ramës.

    “Shfokusimi nga inceneratorët që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi bosh janë sot shërbimi më i mirë që mund t’i bësh Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bandës së tyre”, shkruan Kryemadhi.

    Sipas Kryemadhit, aksioni opozitar po devijohet në çështje periferike.

    “Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njëjtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve”, vijoi ajo.

    Ilir Meta njoftoi këtë të mërkurë reformimin e partisë, ku përjashtoi Monika Kryemadhin dhe një pjesë të bashkëpunëtorëve të saj më të ngushtë.

    Shumë kanë dyshime se ky është një teatër i inskenuar, ndërkohë qē tē tjerë vendosin nē pikëpyetje shëndetin mendor të ish-presidentit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit