spot_img
spot_img

Tha se Erjola i ka treguar mesazhet e Romeos, Roza ia thotë troç Gracianos: Je bukëshkelur, zbulon sekretet që t’i kanë besuar

spot_img

Graciano dhe Erjola kanë qenë miq të ngushtë jashtë shtëpisë së BBV, por që nga parmbrëmë miqësia e tyre është prishur.

Kjo pasi Graciano tha se Romeo e ka ngacmuar Erjolën jashtë dhe shtoi se mesazhet ia ka treguar vetë banorja.

Kjo gjë u mohua menjëherë nga Erjola, e cila pati një natë mjaft të ngarkuar ku tentoi të linte edhe lojën.

Ndërkohë që ditën e djeshme, Roza ka biseduar me Gracianon duke ia thënë në sy se çfarë mendon ajo për këtë situatë.

Një pjesë nga biseda:

Roza: Nëse shoqëria tregon një sekret, të hap zemrën, tregon muhabete intime në tavolinë, ti je i gatshëm për një lojë në “Big Brother” që ti nxjerrësh në shesh. Kësaj i thonë me thy parimet e shoqërisë, parimet njerëzore. Lojën këtu e fiton lojtari i zgjuar, me dinjitet, jo ai që shkel e përdhos shokun, shoqërinë, bukën, për të shkuar në finale.

Graciano: Bukën?

Roza: Kur ulesh dhe ha bukë me tjetrin, bukëshkelur quhesh.

Lajmet e fundit