17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ti shok ke gomarin” – Ilir Meta zihet me komentuesit për… qenin: Turp të kesh që flet kështu për Mogin!

    Ilir Meta ka postuar një foto me qenin e tij me emrin Mogi, në rrjetet sociale.

    Kaq është dashur, që komentues të shumtë të tallen me të.

    Por Meta nuk është përmbajtur dhe iu është përgjigjur disa prej tyre.

    Njërit që i “ofendoi” qenin, iu përgjigj kështu:

    “Turp te kesh qe flet keshtu per Mogin! Nxirre fytyren tende te vertete e krahasoje me Mogin ne pasqyre! Shume patronazhist i lodhur dhe i perdorur qenke”.

    Ndërsa një tjetër i shkruan se ai për shok ka gomarin.

    “Ju patronazhistet jeni edhe raciste, pervecse arrogante dhe te pacipe”, iu përgjigj Meta komentuesit, që i shkruante ta linte qenin dhe të merrte gomarin për shok, duke qenë se ai ka dalë me një të tillë në foto.

    Ndërsa një tjetër i kujton vjedhjen e floririt të Kërrabës.

    “Sa rende qenke shoku patronazhist. Te shkuara dhe kurajo”, i përgjigjet Meta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit