spot_img
spot_img

Tjetër çmenduri në Shkodër – 27-vjeçarja e divorcuar tenton të hidhet në lumin Bunë me 4 fëmijët e mitur

spot_img

Një ngjarje tragjike është parandaluar nga policia në Shkodër, pasi një 27-vjeçare ka tentuar të hidhet në lumin Bunë bashkë me katër fëmijët e saj të mitur.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, kur blutë janë njoftuar se e reja po tentonte të hidhej në lumin Bunë, bashkë me 4 fëmijët e saj, 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

Mësohet se e reja prej disa kohësh është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ishte shpërngulur tek prindërit.

Sipas News24, kohët e fundit gjendja e saj psikologjike ishte rënduar, ç’ka ishte vënë re edhe nga familjarët e saj.

Po ashtu, 27-vjeçarja pak minuta se të ndërmerrte tentativë e vetë-mbytjes, ka komunikuar me një nga familjarët e saj dhe këta të fundit kanë lajmëruar efektivët e policisë të cilët në kohë rekord kanë mbërritur pranë vendit ku ishte pozicionuar 27-vjeçarja dhe 4 të vegjlit e saj.

E reja dukej në gjendje të rënduar psikologjike, teksa është marrë dhe është shoqëruar në komisariat nga patrulla e cila i erdhi në ndihmë dhe parandaloj ngjarjen.

“Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë.

Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, bën me dije Policia.

Kujtojmë se një ngjarje tragjike ndodhi pak muaj më parë në Shkodër, ku Alma Arrazi ndërmori aktin e rëndë duke u hedhur sipas autoriteteve në lumë bashkë me tre fëmijët e saj të mitur, e duke humbur jetën.

Trupat e pajetë të tyre u gjetën pas disa ditësh kërkime, ndërsa dyshimet për ndërmarrjen e një akti të tillë, lidheshin më problemet që Alma kishte me bashkëshortin e saj.

Lajmet e fundit