11.5 C
Tirana
E shtunë, 24 Shkurt, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    U aludua se nxitën vajzën e vogël të qajë: Reagon familja e Ilnisa Agollit

    Gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Albania 3”, Ledjona i dha mundësinë e saj Ilnisës, që të kryente një telefonatë me vajzën, Anaisin. Gjatë telefonatës, në sfond dëgjohet një zhurmë e pakuptueshme në të cilën njerëzit e interpretuan si nxitje që Anaisi të qante. Në disa video të publikuara në TikTok, njerëzit pretendonin se familjarët i thoshin vogëlushes: “Qaj, qaj”.

    Nisur nga këto aludime, familjarët e Ilnisës, të cilët menaxhojnë dhe llogarinë e saj në Instagram, kanë reaguar, duke u shprehur:

    “Shoh disa komente konspirative në rrjet si të “tokës që është e sheshtë”, që vajza e Ilnisës është nxitur të qajë. Në fakt, kush ka fëmijë, është shumë e lehtë të kuptojë që nuk ka nevojë për asnjë nxitje që një fëmijë të emocionohet, të preket dhe të qajë kur flet me prindin e tij, pasi ka mbi 3 javë që nuk është me të”.

    Më tej, në deklaratë shkruhet:

    “E vërteta është që familjarët e Ilnisës që janë me vajzën, janë munduar ta qetësojnë në ato momente, ku Anaisi, si çdokush që është larg prindit u emocionua në atë pikë ku fliste me të sa nuk arriti të mbajë dot as lotët”.

    “Është keqardhje që niveli i spekulimit dhe konsiparacionit ndaj një loje, arrin në atë pikë sa vë në dyshim emocionin e një fëmije 10-vjeçar, lotët e saj, zërin që meket në një komunikim me mamanë e saj, që askush nuk është në gjendje të përfytyrojë sa shumë i mungon”.

    U aludua se nxitën vajzën e vogël të qajë: Reagon

    “Mos harroni, jemi njerëz pikë së pari”, përmbyllet deklarata.

    U aludua se nxitën vajzën e vogël të qajë: Reagon

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit