spot_img
spot_img

“U ndava 3 javë para së të futesha në BBV”, Jori Delli zbulon emrin e ish-të dashurit, bëhet fjalë për…

spot_img

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli, ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio.

Modelja e njohur ka deklaruar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri se ka qenë në një lidhje me një këngëtar të famshëm italian.

Emri i këtij këngëtari është zbuluar sot nga spikeri, Eni Shehu, i cili tha se bëhet fjalë për Fred De Palma.

Ndërkohë lidhur me këtë Jori ka treguar për TAR:

U ndava 3 javë para së të futesha në “BBV”. Unë nuk e dija që do të futesha në “BBV” kështu që nuk ka qenë aspak kjo arsyeja e ndarjes. E respektoj shumë, e kam xhan, është djalë i mirë. Nuk jemi mërzitur me njëri-tjetrin pas ndarjes. U ndamë sepse kemi dy stile jetese të ndryshme”.

Lajmet e fundit