11.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Unë ngrihem dhe iki” – Një debat epik mes Lutfi Dervishit dhe Adriatik Lapajt

    Analisti Lutfi Dervishi është treguar skeptik për lëvizjet e reja politike që janë krijuar në sferën aktuale, mes tyre edhe Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapaj. Ai bëri një analizë të rrugëtimit që kanë pësuar këto lëvizje, nga të cilat shumica dërrmuese, për të mos thënë të gjitha kanë rezultuar me dështim.

    Mirëpo kjo nuk është pritur mirë nga Lapaj, i cili është përfshirë me debat me Dervishin. Debati pati tone jo pak të larta, aq sa Dervishi tha se “do të linte studion”, në rast se ky debat do të vijonte, madje nuk i kurseu edhe ironitë për Lapajn.

    Lutfi Dervishi: Lëvizjet e reja kanë pasur vështirësi të mëdha për t’u afirmuar Nuk duhet ta them?

    Adriatik Lapaj: Për ca i shërben që kanë dështuar nga 92-2021, ca i shton publikut kjo, i shton ilaçet në spitale…

    Lutfi Dervishi: Lëreni populizmit, mos e bëj këtu, këtë leksik mbaje para njerërve dhe po ta besuan ata më mirë

    Adriatik Lapaj: Nuk shkon. Hajdeni me mua në Delvinë, në Librazhd, jeni i ftuar,cështë kjo Ky relativizim, po i shërben pushtetit pa dashje

    Lutfi Dervishi: Nuk i shërbej pushtetit,

    Adriatik Lapaj: Pse në Kosovë e reja triumfon, në Greqi, pse në vendin tuaj e relativizoni.

    Lutfi Dervishi: Ky është njeriu i ri që sjell një model ndryshe në debat

    Adriatik Lapaj: Model që ti relativizon çdo gjë. Keni të drejtë, keni 30 vjet që dilni në TV, i thoni njerëzve që nuk bëhet dhe pastaj thua që sa keq që është Shqipëria

    Lutfi Dervishi: Nuk kam menduar ndonjëherë që të çohem nga debati, por po e mendoj që ta bëj se nuk ia vlen. Njeriu i ri duhet të sjellë ide të reja dhe energji të reja

    Adriatik Lapaj: Po e thatë bëjeni, o mos e thoni. Ti s’je çuar me këta që e kanë bërë skëterrë Shqipërinë

    Lutfi Dervishi: Uleni zërin, se jam shumë afër dhe ju dëgjoj

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit