Në një shoqëri që po ndryshon me shpejtësi si e jona, ku çdo ditë përballemi me sfida të reja, roli i të rinjve si agjentë ndryshimi bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Megjithatë, shpesh vërejmë një distancim të tyre nga proceset demokratizuese dhe pjesëmarrja në vendimmarrjen lokale. Kjo është veçanërisht shqetësuese në qytete të mëdha si Tirana, ku të rinjtë përbëjnë një forcë të madhe dhe vitale për zhvillimin e qytetit.
URF – United Rights Foundation, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, ka nisur një projekt ambicioz pesë-mujor të titulluar “Fuqizimi i të rinjve si qytetarë aktivë në nivelin vendor.” Ky projekt synon të përfshijë mbi 200 të rinj të moshës 18-25 vjeç, të cilët do të kenë mundësinë të bëhen zë i fuqishëm për ndryshimin shoqëror, duke ndërmarrë hapa konkretë për të adresuar çështjet që prekin drejtpërdrejt jetën e tyre.
Por çfarë do të thotë të jesh një agjent ndryshimi? Në thelb, do të thotë të jesh i ndërgjegjshëm për nevojat e komunitetit tënd dhe të veprosh për t’i adresuar ato. Aktivizmi qytetar i të rinjve nuk është thjesht një koncept; është një mënyrë për të ndikuar në politikat sociale dhe për të minimizuar problemet që shfaqen në shoqëri. Duke i fuqizuar të rinjtë për të ngritur zërin e tyre, ne jo vetëm që i ndihmojmë ata të përmirësojnë gjendjen e tyre sociale, por edhe të forcojnë demokracinë në nivel lokal.
Në kuadër të këtij projekti, të rinjtë do të marrin pjesë në aktivitete të shumta që do t’i ndihmojnë ata të ndërtojnë aftësi dhe të fitojnë përvojë praktike. Metodat e përdorura përfshijnë workshope, fokus-grupe, podcast-e dhe peticione, të gjitha të drejtuara nga ekspertë të fushës sociale, politike, ligjore dhe të medias. Këto aktivitete jo vetëm që do të ndërgjegjësojnë të rinjtë, por do t’i përgatisin ata për të qenë liderë të nesërm, duke bërë një ndryshim të prekshëm në shoqëri.
URF beson se kur të rinjtë bashkohen për çështje të ndjeshme për komunitetin, ata jo vetëm që bëjnë ndryshime të rëndësishme, por edhe krijojnë një frymë solidariteti dhe bashkëpunimi që është jetike për zhvillimin e një shoqërie të shëndetshme. Për të realizuar këtë, nuk mjaftojnë vetëm idetë dhe aspiratat; është e nevojshme një veprim i përbashkët, ku secili kontribuon me energjinë dhe përkushtimin e tij për të arritur qëllimet e përbashkëta.
URF, nëpërmjet këtij projekti, synon të inkurajojë dhe të mbështesë të rinjtë që të marrin rolin e agjentëve të ndryshimit në shoqëri. Ky është një moment për të bërë zërin tuaj të dëgjohet. Eja dhe bashkohu me ne! Së bashku mund të sjellim ndryshimin që dëshirojmë të shohim në komunitetin tonë.
URF – Zëri i të rinjve! URF – Zëri yt i vërtetë!