spot_img
spot_img

Urgjenca nuk funksionon prej muajsh, shkarkohet Albana Fico

spot_img

Albana Fico, e cila mbante postin e drejtoreshës së Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT) është larguar nga detyra.

Albana Fico nuk do të jetë më në krye të QSUT-së, post të cilin e mori rreth 3 vite më parë.

Ende nuk dihen shkaqet e largimit të Albana Ficos, por kujtojmë se ajo ka qenë e sulmuar nga opozita për tenderit e barnave.

Po ashtu së fundmi edhe hetimi që po zhvillohet nga prokuroria për zjarrin që ra në Urgjencën e re të QSUT-së, godinë e cila është inauguruar prej më pak se një viti.

Lajmet e fundit